Telegrafi

Daka: Së pari reforma zgjedhore, pastaj të shkohet në zgjedhje

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka vlerësuar se reforma zgjedhore do ta lehtësonte punën e këtij institucioni në organizimin e zgjedhjeve.

Në intervistën për “Epokën e Re”, Daka ka thënë se nuk do të ishte mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pa përfunduar reforma zgjedhore. Sipas saj, kjo reformë do ta mundësonte qartësimin e disa çështjeve të cilat do ta ndihmonin shumë KQZ-në në punën e saj. Megjithatë, ajo ka treguar gatishmërinë që t’i organizojmë zgjedhjet e reja – kurdo që ato të shpallen.