Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se nuk e ka për detyrë ajo të merret me certifikim e kandidatëve për deputetë.
Ajo ka treguar vendimmarrjen e brenda KQZ dhe ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të largohen nga lista e kandidatëve ata që kanë dënim të prerë në tri vitet e fundit.
https://telegrafi.com/haki-abazi-kerkon-doreheqjen-e-valdete-dakes/
“Ne i larguam 87 kandidatë për deputetë në vitin 2017. Kushtetuesja na detyroi t’i kthejmë pasi nuk na lejoi t’i marrim të drejtën personave që të kandidojnë. Por në vitin 2019 ne nuk i certifikuam andaj i lejuam dhe kështu ndodhi rasti i Etem Aritit. Tani Kushtetuesja na kërkoi t’i certifikojmë listat”, tha ajo në T7.
Ndërsa ajo pati përgjigje dhe për ata që kërkuan dorëheqjen e saj nga KQZ.
“Nuk e kam ndërmend të japë dorëheqje. Nuk e kam ndërmend t’i nënshtrohem presionit të Haki Abazit.”, tha ajo.