Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, deklaroi se KQZ-ja, i ka përfunduar të gjitha punët që këto zgjedhjet të shkojnë sipas planit që e ka paraparë.
“Tani jemi në pritje të ditës së zgjedhjeve dhe shpresoj se kjo ditë të kalojë ashtu siç e kemi paraparë, si dhe siç kanë shkuar edhe zgjedhjet e kaluara”, deklaruar Daka.
Ajo në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për procedurat e votimit, por edhe për gjithë procesin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Ajo ka sqaruar se duhet votuar vetëm për një kandidat që vota të jetë e vlefshme. “Votoni vetëm për një kandidat, vetëm për një kandidat për kryetar komune dhe vetëm për një kandidat për asamble. Pra për këtë ne kemi filluar fushatën tonë informuese. Pra të gjithë qytetarët i ftoj që të votojnë vetëm për nj kandidat”, theksoi ajo.
Daka ka sqaruar se qytetarët se ata mund të votojnë për parti të ndryshme duke u bazuar në dy votat që do t’i hedhin në kutitë e votimit. “Qytetarët mund ta votojnë një kandidat për kryetar komune nga një x subjekt politik, ndërsa vota për kandidatin për asamble mund të jetë për një subjekt tjetër politik”, tha Daka.
Ajo tha se kanë bashkëpunim edhe me institucionet e tjera që këto zgjedhjeve të ecin mirë.
“Ne kemi bashkëpunim dhe memorandume të mirëkuptimit me Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Këshillin Gjyqësor, PZAP-in. Të gjitha këto institucione do të jenë së bashku me ne në ditën e zgjedhjeve dhe do të jenë në gatishmëri në ditën e Zgjedhjeve”, theksoi ajo.
Sipas saj sikur edhe në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje janë akredituar një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve, qoftë vendor e ndërkombëtar.
“Këto zgjedhjet do të monitorohen nga 32 mijë vëzhgues nga Kosova dhe vende të tjera. Ata do të kenë qasje dhe mundësi që edhe pas zgjedhjeve në QNR të kenë të drejtë vëzhgim”, theksoi ajo.
Sa i përket publikimit të rezultateve, Daka tha se do të publikohen shpejt. “Ne kemi bërë thjeshtëzim dhe presim që për këtë të ketë përshpejtim të kohës së publikimit të rezultateve”, tha Daka.