Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka në konferencën e parë për media, ka bërë të ditur se janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve që po zhvillohen në 19 komuna të Republikës e Kosovës.
“Në bazë të të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ku mbahen zgjedhjet, në orën 07:00 janë hapur me rregull të gjitha qendrat dhe votimit dhe vendvotimit”, ka thënë Daka.
Daka tha se në orën 9 KQZ-në do ta vizitojë kongresmeni amerikan Eliot Engel. /Telegrafi/