Kryetarja e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka mbajti konferencën e parë për gazetarë lidhur me hapjen e qendrave të votimit.
Daka tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, me përjashtim në një qendër në jug ku ka munguar lista e votuesve.
Ajo tha se ky problem është duke u sanuar, raporton Telegrafi.
Konferenca e radhës e KQZ-së lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të mbahet në ora 11:30. /Telegrafi/