Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur ka caktuar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme.
Kryetarja e këtij komisioni Valdete Daka ka thënë se fushata zgjedhore fillon me 25 shtator.
“Fushata Zgjedhore fillon me 25 shtator, përfundon me 4 tetor. Janë dhjetë ditë fushatë. Po ashtu aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon me 30 gusht deri me 10 shtator”, ka thënë Daka, përcjell Telegrafi.
Ndryshe për këto zgjedhje sipas KQZ-së nevojiten rreth 6 milion euro, ku ky Komision ka kërkuar nga institucionet të mos vonohet alokimi I këtyre mjeteve./Telegrafi/