Telegrafi

Daka: Fletëvotimet do të jenë të njëjta edhe në veriun e Kosovës (Video)

Duke folur për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, theksoi se procesi zgjedhor do të jetë i njëjtë në tërë Kosovën, duke përfshirë këtu edhe veriun e vendit.

Gjatë intervistës për Telegrafin, Daka shoti se edhe fletëvotimet do të jenë të njëjta edhe në Veri të Kosovës.

“Pjesa veriore i ka disa specifika për të gjitha institucionet tona. Ne kemi angazhuar OSBE-në që do të jenë atje vetëm për këshilla teknike dhe asgjë tjetër. Fletëvotimet kanë qenë të njëjta edhe në vitin 2014, ato do të jenë të njëjta edhe tash”, u shpreh Daka.

Ajo shtoi se tashmë është miratuar dizajni i fletëvotimit, dhe se nesër do të fillohet me shtypjen e tyre./Telegrafi/