E plotësuar: Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve-së, Valdete Daka sapo ka njoftuar se në këtë institucioni ka arritur dekreti për zgjedhjet në Podujevë dhe veri të Mitrovicës.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë mbledhjes që po mbahet në KQZ.
Në këtë mbledhje, kryesuesi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se nuk ka nevojë për buxhet shtesë për komunën e Podujevës.
Daka: Ende nuk e kemi pranuar dekretin për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ ende nuk ka pranuar dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve në Podujevë dhe veri të Mitrovicës.
Ajo tha se pa dekret nuk mund të japë asnjë informata tjera.
“Dekreti për shpallje të zgjedhjeve qarkullon nëpër media mirëpo ne nuk e kemi në duar, pa dekret zyrtar nuk mundem me diskutu dhe me ju jap informatë tjetër përveç kësaj. Ndërkohë kur ta kemi dekretin do t’ia keni të gjithë dhe do te vazhdojmë pastaj me procesin sipas procedurave për shpallje të zgjedhjeve”, tha Daka në mbledhjen që po mbahet në KQZ.
Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi do të mbahen më 29 nëntor 2020.