Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka gjatë konferencës për medie ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe nuk ka ndonjë parregullsi dhe procesi i votimit sipas saj është duke u zhvilluar normalisht.
Sipas të dhënave të ekipeve nëpër qendrat e votimit, Daka ka njoftuar edhe për përqindjen e qytetarëve të cilët deri më tani kanë dalur për të votuar.
“Në Podujevë deri në ora 15:0, kanë votuar 29.76 për qind e votuesve, apo 2 mijë votues, nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm. Në zgjedhjet lokale të viti 2017, deri në të njëjtën orë, kishin votuar 26 mijë e 37 votues, apo 31 për qind. Në Komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 30.3 për qind e votuesve, apo 7 mijë e 62 votues, nga 23 mijë e 313 sa është numri. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë, kishin votuar 6 mijë e 275 votues, apo 29 për qind”, njoftoi Daka. /Telegrafi/