Site icon Telegrafi

Daka: Certifikimi i rezultateve mund të ndodhë në fund të javës së ardhshme, vonesat shkaku i sistemit zgjedhor

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka theksuar se arsyeja kryesore se pse po vonohet certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit, është sistemi i komplikuar zgjedhor.

Sipas saj, një sistem i tillë zgjedhor, ku kemi një zonë zgjedhore, lista të hapura, vota me kusht, vota nga diaspora, vota të personave me aftësi të kufizuara, vota preferenciale – dhe mundësia për të votuar për pesë kandidatë – po ndikojnë që të stërzgjatet ky proces.

“Nuk e pritëm kaq gjatë që të shkojë ky proces. Ne rezultatet përfundimtare i kemi shpallur për dy javë, e më pas na morën edhe dy javë për shkak të ankesave, vendimeve të PZAP, ankesave në Gjykatën Supreme, etj”, ka thënë Daka në emisionin InfoMagazine të KlanKosova.

Daka ka theksuar se ky certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve mund të ndodhë deri në fund të javës tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version