Ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, pasi ka votuar ka thënë se e gjitha që ndodhë sot në fund të ditës do t’ faturohet Kosovës.
“E përfundova obligimin tim. Ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, dhe komisionerët që ditën e sotme të jenë të kujdesshëm. Të kemi parasysh se gjithë ajo që ndodhë gjatë ditës do t’i faturohet Kosovës jo atyre. Pra t’i tregojmë të gjithëve se kemi kulturë të lartë demokratike, se dimë të votojmë”, ka thënë ajo./Telegrafi/