Telegrafi

Daka, anëtarëve të LVV në KQZ: Nëse keni prova se ia kemi mohuar qëllimshëm dikujt të drejtën e votës, dërgojeni në Prokurori

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka replikuar sot me anëtarët e LVV-në në KQZ, duke thënë se për çdo gjë që kanë prova mund t’i dërgojnë në Prokurori.

Daka tha më tej se po ashtu tendenca që çdo gjë që ndodh në KQZ mu paraqit si tendencë me pengu dikë për të ushtruar të drejtën e votës është qasje e gabuar.

“Kjo KQZ për 38 ditë ia ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës që brenda 10 dite me apliku, mu regjistru, verifikuar përkundër faktit që në çdo mënyrë po tentoni me tregu që KQZ po i pengon”.

Ajo tha më tej se Komisioni ka bërë maksimumin e mundshëm që qytetarëve, kudo qofshin t’i jepet e drejta me votu.

“Nëse keni prova se KQZ me qëllim ia ka mohu dikujt të drejtën apo e ka keqpërdor këtë të drejtë me votu shkoni në prokurori dhe dorëzoni faktet”, tha ajo, pasi sipas saj tendenca të sulmohet vazhdimisht KQZ-ja është e gabuar.

Reagimi i Dakës erdhi pas kritikave të Sami Kurteshit dhe Alim Ramës lidhur me refuzimin e zarfeve nga diaspora. /Telegrafi/