Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka gjatë konferencës së katërt të KQZ-së, ka thënë se të gjitha vendvotimet në tërë komunat e Kosovës janë mbyllur me kohë.
Daka ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë 759 mijë 549 votues apo 41.45%. Ajo ka theskuar se procesi ka shkuar me parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.
Daka ka thënë se sipas një raporti të OSBE-së, në veriun e Mitrovicës ka pasur 50 raste të votimit të dyfishtë, dhe një grup i njerëzve më shumë se dhjetë kanë votuar disa herë në tri vendvotime.
Ajo nuk i ka komentuar rezultatet e Exit Pollit të Klan Kosovës. /Telegrafi/