Të hënën, i akuzuari për vrasjet e punonjësve të policisë, duhet të paraqesë të gjitha argumentet, mbi bazën e të cilëve kërkon përjashtimin e trupës gjyqësore. Më pas gjykata do të shprehet me një vendim, raporton BalkanWeb.
Në fakt, Dritan Dajti ka kërkuar disa herë përjashtimin e gjyqtarëve, duke pretenduar se janë të njëanshëm në shqyrtimin e çështjes së tij, por gjithmonë kërkesat e tij janë rrëzuar.
Së fundmi, veç kërkesave të shumta që i bën drejtësisë shqiptare, ai kërcënoi në sallën e gjyqit edhe prokurorin e çështjes, Eugen Beci.
Dajti u prangos pas shtatë vitesh në arrati, gjatë një operacioni të skuadrës speciale operacionale. Pasi ekzekutoi katër oficerët e policisë, Saimir Duckollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, ai mbeti i plagosur dhe më pas në duar iu shtrënguan prangat.
Prej 7 gushtit 2009, Dritan Dajti ndodhet i ulur në një karrige me rrota, pasi ka mbetur i paralizuar në njërën këmbë. /Telegrafi/