Site icon Telegrafi

Dajë e nip: Artur Kurtin e vramë në vetëmbrojtje

Jurgen Kurti dhe Leonard Ristani vranë në vetëmbrojtje. Kjo është ajo ç’ka kanë deklaruar në polici dy të arrestuarit pas vrasjes me thikë te familjarit te tyre Artur Kurti.

Megjithatë prokuroria i akuzon për “vrasje me dashje” dhe jo “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes”. Dajë e nip kanë pranuar të dy krimin ndërsa ekspertet e kriminalistikes ende s’kanë dalë në një konkluzion se kush e ka përdorur thikën.

Sipas uniformave blu, 50 vjeçari, ka shkuar ne banesën ku jetonte bashkëshortja e tij se bashku me djalin 23 vjeç Jurgenin. Ne banesë ndodhej edhe kunati i viktimës. Ka qenë ky i fundit qe ka hapur derën pasi Arturi ka trokitur me forcë në derë dhe e ka gjuajtur me shkelm. Ne derën e banesës së Shpresa Kurtit shihen edhe dëmtimet e derës si edhe doreza e prishur, raporton abcnews.

Sapo kunati i Arturit ka hapur derën është goditur dy here me thike. Ne këto momente dyshohet se ka ndërhyre Jurgeni i cili i ka marre thikën babait dhe e ka qëlluar atë në pjesen e kraharorit duke e lënë të vdekur.

Me pas, dyshohet se djali ka marre dajën dhe e ka çuar ne spital aty ku edhe u arrestua. Ndërsa babain e la ne korridorin e banesës te pajete. Thikën e hodhi një kat me poshtë. Daje e nip ditën e enjte do te njihen me masën e sigurisë që me shumë gjasë do të jetë “arrest me burg”.

Exit mobile version