Starti i tij nuk ishte siç është pritur, e tekniku Bylbyl Sokoli kritikoi punën e tij dhe Samir Sahitit, duke i cilësuar si lojtarë të mëdhenj, por që nuk po japin atë që ka pritur.
“Kam vetëm një muaj e pak ditë që jam në një ekip të ri dhe sigurisht se ambientimi edhe koordinimi me skuadrën donë pak kohë. Unë them se nga ndeshja në ndeshje gjërat po përmirësohen”, tha Dajaku i njohur me nofkën “Talle”.
Ai ka komentuar më pas edhe kritikat e Sokolit, i cili publikisht kishte shprehur pakënaqësi në angazhimin e këtyre dy futbollistëve, të cilët njëherësh cilësohen si përforcimet më të mëdha të skuadrës. “Unë nuk jam nga njerëzit që polemizoj me trajnerin sepse kam respekt për hierarkinë në ekip , mendoj që kritikat na ndihmojnë për t’u përmirësuar edhe më shumë dhe si të tilla unë i marr ato.
Trajneri pret që të shohë një Taulant që jep edhe më shumë për ekipin, unë jam i vetëdijshëm për këtë, dhe po bëj përpjekjet e mia për të arrit maksimumin e formës sime në mënyrë që ekipes t’i ndihmoj për të realizuar ambiciet”, shtoi mesfushori Dajaku, i cili po punon shumë që ta rikthejë nivelin që njerëzit e njohin.
“Besoj që shumë shpejt do të vij në pikën që të ul nivelin e kritikave ndaj meje”, tha “Talle”, duke folur më pas edhe për ndeshjen e sotme që Ferizaj e zhvillon në Mitrovicë, ndaj Trepçës. “Do të jetë ndeshje shumë e vështirë luajmë ndaj një ekipi me traditë në Ligë dhe një ekipi që ka lojtarë cilësorë. Ne do bëjmë maksimumin tonë që të arrijmë një rezultatet pozitiv”, tha Dajaku. /Zëri/Telegrafi/