Dajaku ka kritikuar krerët e këtij klubi, që sipas tij, klubi nuk i ka kryer obligimet ndaj futbollistëve.
“Ka mbaruar koha ime në Ferizaj. Me duhet të theksoj mos korrektësinë e atij klubi ndaj lojtarëve, pasi që nuk e kanë krye një pjesë të obligimeve që kanë pasur ndaj nesh”, ka thënë Dajaku.
Ai thotë se tashmë është duke pushuar nga sezoni i gjatë, por sipas tij, ka klube që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Dajaku mendon se pas ditësh mund të ketë diçka të re në këtë drejtim.
“Tash jam duke pushuar. Diçka të re ende nuk ka, por ka klube të interesuara, madje ka interesim nga njerëzit që drejtojë klube të rëndësishme, por për momentin këto kanë qenë vetë biseda miqësore, e shpresoj se në ditët e ardhshme do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim”, tha Dajaku.
Ai ka shtuar se dëshiron të jetë pjesë e ndonjë klubi që ka objektiv trofetë. /KP/Telegrafi/