Site icon Telegrafi

Dajaku: Ferizaj do luftojë për kurorën e dyfishtë

Mesfushori Taulant Dajaku nga Durrësi, ku Ferizaj është duke kryer përgatitjet, për gazetën ka thënë se punët janë duke shkuar mirë dhe se në pranverë do të ndjekë titullin dhe kupën.

“Këto ditë janë paksa të mundimshme, por puna po shkon mirë”, tha Dajaku, duke njoftuar se ekspedita të enjten kthehet në Ferizaj.

“Jemi duke u mbushur me energji në mënyrë që ta përballojmë sa më mirë kampionatin e fortë që na pret. Mendoj se jemi në rrugë të mirë për të ndërtuar një ngjyrë të veçantë të lojës. Do të luftojmë në dy fronte, titullin kampion dhe Kupën e Kosovës”. Ferizaj pranverën e nis në pozitën e dytë me 9 pikë dallim nga Llamkos Kosova. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version