Telegrafi

Dajak në festën e fëmijëve të pasur, as femrat nuk qëndrojnë indiferente (Video)

Një festë në të famshmin Lake Havasu, SHBA, ka përfunduar me përleshje e cila kishte shpërthyer pas një zënke në mes të të rinjve në plazhin e mbushur plot.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja kishte ndodhur në një varkë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, më 4 korrik.

Përveç dajakut, në festën ku shumica ishin fëmijë të të pasurve, aty nuk kanë munguar edhe të sharat.

Veç kësaj, përveç djemve, edhe femrat prezente nuk kanë qëndruar indiferente. /Telegrafi/