Telegrafi

Daja thotë se po vazhdojnë me rezultate pozitive me gjithë ngarkesën që kanë

Foto nga arkivi

Ballkani ia doli të fitonte me shumë mund ndaj Malishevës në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, 3-2.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se është i lumtur me fitoren që e arritën ndaj skuadrës fqinje.

“Ne vazhdojmë me rezultate pozitive, me gjithë ngarkesën që kemi (garojnë edhe në Ligën e Konferencës)”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Trajneri i Malishevës tregon se ku gabuan ndaj Ballkanit

“Kemi katër fitore e një barazim. Ishte ndeshje e vështirë pasi edhe Malisheva luan futboll të hapur. Prapë pozitiv është fakti që përmbysim nga 0:1 kalojmë në avantazh.

“Në momentet e fundit u ndje lodhja dhe kjo është krejt normale”.

“Nuk kemi bërë shumë rotacion pasi kemi vlerësuar Malishevën për atë që ka bërë”, ka shtuar Daja. /Telegrafi/