Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas humbjes ndaj Dritës, duke shpjeguar edhe arsyen pse bëri rrotacion për këtë përballje.
Sipas tij orari i ngjeshur e ka shtyrë të bëj ndryshime, ndërsa konfirmoi se dy lojtarë mbesin jashtë shkaku i dëmtimeve.
“Nuk mundemi çdo katër ditë me gjithë këtë intensitet, si në Evropë ashtu edhe në kampionat, të mos humbnim ndeshje”.
“Kemi bërë rotacion. Kuçin dhe Zybën i kemi të lënduar. Të gjithë kanë orar të ngjeshur, edhe skuadrat evropiane e botërore detyrohen të bëjnë një gjë të tillë në formacion”.
“Luajtën lojtarë me minutazhë më të vogël. Përshëndes Armend Thaqin dhe Lindon Emërllahun, pasi pavarësisht ngarkesës, nuk u dorëzuan. Në momentin që lojtarët tjerë futen në formacionin bazë, ndryshon loja”, ka thënë Daja.
Kjo është humbja e parë e Ballkanit në kampionat pas tri fitoreve. /Telegrafi/