Sipas policisë, daja ka dhunuar nipin e tij 33-vjeçar vetëm sepse mori pjesë në një aktivitet elektoral.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk të Fierit, ku 33-vjeçari me inicialet L.T., është qëlluar me grushte nga daja i tij, 59-vjeçari Avni Cjapi.
Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprën penale “Dhuna në familje”. /shekulli/