Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se ekipi i tij ka probleme me gjendjen fizike pas humbjes ndaj Dritës me rezultat 1-0.
Ballkani mbetet lider pas kësaj humbje, por Llapi dhe Drita kanë filluar të afrohen ndjeshëm dhe gara për titull duket interesante.
“Nuk kam pasur asnjëherë probleme me gjyqtarët. Të vetmen gjë që kam thënë është që të na lejojnë të luajmë lojë efektive. Nuk kam asgjë me gjyqtarët, por ajo që është evidente është se lojtarët kryesorë të Ballkanit nuk janë në gjendjen më të mirë”.
“Kjo u vu re, sepse me kaq shumë probleme bie edhe niveli. Besoj se me përmirësimin e gjendjes fizike, nuk do të mungojnë rezultatet”.
“Jemi kryesues dhe do të vazhdojmë të nxjerrim konkluzionet tona për këtë humbje. Ndoshta edhe pritej ky rezultat duke ditur gjendjen fizike”, ka thënë Daja. /Telegrafi/