Telegrafi

Daja merr përgjegjësinë për humbjen e Ballkanit ndaj Malishevës

Ballkani ka pësuar humbje 2-0 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së 24-tënë BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes,trajneri i skuadrës nga Theranda, Ilir Daja ka thënë se përgjegjësia bie mbi të dhe do të tentojnë të rikthehen sa më parë te rezultatet pozitive.

“Besoj se nuk ishte një ditë e mirë për të gjithë, duke filluar nga vetja që e marrë përgjegjësinë për këtë humbje”, ka deklaruar fillimisht strategu i Ballkanit për ArtSport.

“Bëmë një rotacion për t’u freskuar ekipin, gjë që nuk rezultoi pozitivisht. Sidoqoftë, humbja do të vinte dhe më mirë që erdhi tani për të na ulur me këmbë në tokë pasi nuk ka ndeshje të lehta”.

“Kemi bërë shumë gabime, sidomos në ndërtimin e aksionit nga mbrojtësit. Gjithsesi, duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të rikthehemi sa më shpejtë të rezultatet pozitive që i patëm gjatë kësaj periudhe”, është shprehur Daja.

Pas javës së 24-të, Ballkani shpreson të qëndrojë lider nëse Gjilani humbë ose barazon me Dritën pasi ka 48 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 29 sosh, aq sa ka edhe Prishtina. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore