Telegrafi

Daja i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Malishevës

Ballkani fitoi tri pikë të mëdha në udhëtim te Malisheva, duke triumfuar 3-2 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i kampionit në fuqi, Ilir Daja ka deklaruar pas ndeshjes se është shumë i lumtur me fitoren e arritur.

“Ajo që më pëlqen në këtë fitore është se ekipi tregoi karakter duke e përmbysur rezultatin”, ka deklaruar trajneri i Ballkanit për ArtSport.

Lexo po ashtu Ermal Krasniqi i papërmbajtshëm ndaj Malishevës, Ballkani rrëmben tri pikë të vështira në udhëtim

“Është mirë që ekipi tregoi karakter. Pothuajse në përgjithësi e patën lojën në kontroll”.

“Një pjesë e analizës është bërë në autobus për shkak se konfirmimi për disa që ishin pjesë e përfaqësueseve na ka ardhur pak para lojës”.

“Ata janë lojtar të rëndësishëm që na munguan në këtë ndeshje, përfshirë edhe kapitenin Edvin Kuç të lënduar. Lojtarët që i zëvendësuan mund të them se i mbuluan shumë mirë dhe kjo dëshmon se Ballkani ka lojtarë mjaftueshëm në fond”, ka shtuar më tej Daja. /Telegrafi/