Ballkani ka vazhduar me fitore dhe po vazhdon marshimin drejt titullit kampion.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur të mposht para adhuruesve të vet Dukagjinin e Klinës me rezultat 3-1.
Nazmi Gripshi, Almir Kryeziu dhe Bleart Tolaj kanë realizuar golat e fitores për skuadrën e trajnerit Ilir Daja.
Tekniku tiranas pas ndeshjes ka thënë se me këto tre pikë tanimë ekipi ka qetësi për vazhdimin e kampionatit.
“Ne vazhdojmë me fitore dhe kjo është shumë e rëndësishme për neve, pasi po luajmë edhe në Evropë. Grupi nuk është më me 12 apo 13 lojtarë, por 16 e më tepër që janë të gatshëm për të treguar veten si në kampionat ashtu edhe në Evropë”.
“Besoj se vazhdimësia me fitore na bën me të qetë për vazhdimin e kampionatit. Është një fitore që na jep qetësinë për të vazhduar tutje”.
“Sigurisht fitoret janë pjesë shumë e mirë për grupin, i cili po shfaq mentalitet fituesi. E gjithë kjo ecuri pozitive ka një vlerë shumë të madhe, duke nxjerr në pah karakterin e jashtëzakonshëm me grupin”, ka thënë Daja për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Telegrafi/