Site icon Telegrafi

Daja me kërkesë interesante për lojtarët e Ballkanit pas rikthimit si lider

Foto nga arkivi

Ballkani ka fituar 1-0 ndaj Llapit për t’u rikthyer si lider pas javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, falë barazimit 1-1 të Dritës me Gjilanin.

Pas ndeshjes, Ilir Daja ka thënë se ata duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë deri në xhiron e fundit, derisa kanë mbetur edhe dy sosh për t’u zhvilluar.

“Është sakrifica e këtyre djemve që ne edhe dy javë pa u mbyllur kampionati po kryesojmë tabelën. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë sepse ka edhe dy javë”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Ballkani fiton minimalisht ndaj Llapit dhe rikthehet në krye të tabelës

“Duhet të festojmë në momentin e duhur sepse futbolli nuk mund të parashikohet. Duhet të kënaqemi pak por duhet të jemi serioz që ta mbyllim sezonin me plot sukses”.

“Janë javët e fundit të kampionatit dhe ekipet kanë lëndime dhe nuk e kanë formën më të mirë”.

“Punuam fort për të marrë fitoren dhe kishim strategji që të mos i lejojmë hapësira kundërshtarit që ka ekip sulmues dhe mund të godas në çdo moment”, ka shtuar më tej Daja. /Telegrafi/

Exit mobile version