Site icon Telegrafi

Daja flet për momentin jo të mirë të Ballkanit: Do të rikthehemi

Ballkani ka pësuar humbje nga Llapi, humbje që për suharekasit ishte e treta këtë edicion në Albi Mall Superligë.

Por kampioni në fuqi i Kosovës ka katër ndeshje radhazi pa fitore, ku kanë barazuar në tre prej tyre dhe humbja nga Llapi sot me rezultat 3-2.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur duke thënë se skuadra e tij do të rikthehet pas këtyre rezultateve negative.

“E filluam keq ndeshjen, duke shkaktuar penallti, por pastaj reaguam dhe shënuam dy gola në pjesën e dytë. Megjithatë, pranuam dy gola dhe pasi kaluam në disavantazh më nuk pati lojë, jo nga Ballkani dhe kjo nuk shkon në dëm të ekipit tim por futbollit kosovar”, tha Daja.

“Duhet t’i analizojmë gjërat me qetësi dhe të rikthehemi gradualisht”, vazhdoi tutje Daja.

“Nuk jemi në formën më të mirë, që është e natyrshme edhe për shkak të ngarkesës, por edhe problemit me kontingjentin e lojtarëve”.

Lexo po ashtu Spektakël me pesë gola në Podujevë, Llapi mposht Ballkanin me rikthim

“Futbollistët që kanë ardhur së fundmi po adaptohen ngadalë dhe na presin ditë më të mira”, përfundoi trajneri Daja.

Ballkani ka humbur vendin e parë në tabelë dhe tani janë të dytët me 50 pikë, një më pak se Drita. /Telegrafi/

Exit mobile version