Prodhuesi gjerman i makinave Daimler ka njoftuar se do të paguajë punonjësit e tij gjermanë 1000 euro secilit.
Ky po llogaritet “bonus në kohë të coronavirusit”, në mënyrë që të kompensojë barrën e tyre personale dhe ekonomike, sepse ata duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe të punojnë nga shtëpia, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
“Për shkak të coronavirusit, ky 2020 ka qenë një vit i sfidave të veçanta. Gjatë këtyre ditëve të jashtëzakonshme, kompania ka qenë gjithmonë në gjendje të llogarisë në fleksibilitetin dhe gatishmërinë e forcës së saj të punës”, tha shefi i Burimeve Njerëzore të Daimler Willyfred Port.
Rreth 160,000 punonjës në Gjermani do të marrin një bonus nga kompania me bazë në Stuttgart, prodhuesi i markës Mercedes-Benz. /Telegrafi/