Telegrafi

“Daimler” dhe “Reno” mendojnë për projekt të përbashkët në Slloveni

Versionet e reja të modeleve “Smart” të “Daimler”-it dhe të “Tuingo”-s së “Reno”-s, do të mund të prodhoheshin në një linjë prodhuese në qytetin slloven Novo Mesto, ku tashmë prodhohen disa modele të Reno-së, shkruan edicioni gjerman i gazetës “Financial Times”.

Dy kompanitë e mëdha me projektin e përbashkët duan t`i zvogëlojnë shpenzimet për prodhimin e automobilave të vegjël.