Site icon Telegrafi

‘DailyMail’ përmend Encën në artikullin dedikuar personazheve që bëjnë shumë photoshop

Foto: DailyMail

“Të gjithë duan të duken më të mirët kur postojnë fotografi të vetes në internet”, nis shkrimin tabloidi britanik DailyMail dedikuar disa peronsazheve që përdorin shumë photoshop.

“Por këta përdorues në Instagram e morën një hap shumë larg kur ata rregulluan plotësisht pamjen e tyre natyrore – dhe u ndryshuan shumë”, vazhdon shkrimi.

Bored Panda ka mbledhur disa nga shembujt më të mirë të njerëzve që kanë shkuar shumë larg me mjetin e redaktimit dhe i kanë dhënë vetes bela duke shkaktuar defekte në fotografi.

Foto: DailyMail

“Një grua ndryshon gjithçka në lidhje me imazhin e saj vetëm që fotografi i saj të postojë të njëjtin portret, por të paedituar”, shkruan DailyMail.

Pjesë e këtij artikulli si shembull i përdorimit të tepërt të photoshop-it është marrë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia.

Foto: DailyMail

“Një koment nën këtë post bëri pikëpamjen që zonjusha ishte e mrekullueshme në foton e parë. Shumë nuk e kuptuan pse ajo do të dëshironte të ndryshonte”, shkruan DailyMail referuar fotografisë së Encës.

Ky editim me photoshop është bërë sivjet në një nga fotografitë që këngëtarja ka realizuar në premierën e filmit “I love Tropoja” në Prishtinë – film në të cilin ajo luajti rolin e personazhit të quajtur ‘Adela’. /Telegrafi/

Exit mobile version