Telegrafi

“Dailymail”, Ksamili ndër 10 destinacionet mahnitëse për 2019

Ksamili, në jug të Shqipërisë është renditur ndër 10 destinacionet më të mira të udhëtimit për t’u vizituar në 2019 bashkë me 9 nga vendet më të bukura në botë.

“Zonat e nxehta” të reja për udhëtarët e guximshëm janë identifikuar nga ekipi në faqen e udhëtimit të Booking.com, shkruan gazeta e përditshme britanike “Dailymail”, transmeton atsh.

Përveç Ksamilit në Shqipëri, në listë janë edhe shkretëtira e Wadi Rum në Jordani, parajsa e paprishur e Bacalar në Meksikë, Samarkand Uzbekistan, Ouarzazate Morok, Palomino Kolombi, Mestia Gjeorgji , Kigali Rëanda ,Leeuwarden Holandë dhe Nusa Penida, Indonesi.

“Ksamili është një fshat i vendosur në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët është një gur i bukur i fshehur. I ndodhur përgjatë Rivierës Shqiptare, ai ofron ujëra kristal të qartë, plazhe të izoluara dhe restorante të qetë. Atraksionet në afërsi përfshijnë Syrin e Kaltër – një liqen ku flluskat krijojnë ngjyra që duken si një sy dhe Butrintin, një qytet i lashtë dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, shkruan “Dailymail”. /Telegrafi/