Telegrafi

Daily Mail shkruan për kosovarin i cili ngjan si Zayn Malik dhe u bë sensacion në internet (Foto)

Modeli nga Kosova, Flamur Ukshini, është bërë temë e mediave në Britani të Madhe për shkak të një ngjashmërie të madhe me superyllin, Zayn Malik.

Ukshini është bërë temë e mediave britanike për shkaks e konsiderohet sozia e këngëtarit të njohur, i cili ka famë të madhe në Britani.

Zayn Malik

Zayn është prej më të dashurve të publikut, kurse mediat në Britani si dhe fansat e Zayn janë habitur me ngjashmërinë që zotërojnë.

Ukshini i cili është pjesë e Promod Modeling Agency thotë se merr shumë mesazhe.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Mundohen të më kontaktojnë ditë për ditë. Marr mesazhe të shumta në të gjitha rrjetet sociale”.

“Kam qenë i befasuar në fillim, pasi njerëzit u interesuan shumë për dukjen time të ngjashme me Zayn Malik dhe disa mesazhe më bënë të qesh, sidomos të femrave”.

“Të gjithë bëjnë shaka me Zayn për këtë ngjashmëri, por mendoj se është pozitive. Kam fat që dukem sikur ai”, potencoi Ukshini.

Tashmë Flamuri ka 230 mijë ndjekgës në rrjetin social Instagram dhe fama e tij po shkon duke u rritur.

Nga ana tjetër Zayn Malik është në lidhje me Gigi Hadid dhe konsiderohet prej fytyrave prominente më të kërkuar në Britani. /Telegrafi/