Site icon Telegrafi

Daily Mail: Ky shtet është problematik në Grupin I për Kosovën pasi nuk e ka njohur

Daily Mail ka bërë një shkrim të zgjeruar për zyrtarizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Me theks të veçantë, tabloidi britanik ka nënvizuar se prej pesë kundërshtarëve të Grupit I, vetëm Ukraina nuk e ka njohur Kosovën.

“Kosova është në grup me Kroacinë, Ukrainën, Islandën, Turqinë dhe Finlandën, ku prej pesë shteteve, vetëm Ukraina nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008”, shkruan “Daily Mail”.

“Progresi i Përfaqësueses së Kosovës në UEFA ka qenë më i shpejtë se klubet e këtij vendi, të cilat nuk janë licencuar”, thuhet tutje.

Sigurisht, gazeta e njohur angleze nënvizoi faktin që Kosova s’do të mund të luajë me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, për shkak të sigurisë.

Exit mobile version