Telegrafi

Dafinë mos u gëzo, Rita nuk kërkoi duet me ty

Ishte përhapur shumë nëpër rrjetet sociale dhe në media elektronike se kinse Rita, e cila ka famë botërore, mund të ketë thënë se do të bashkëpunonte me Dafina Zeqirin prej këngëtarëve shqiptarë.

“Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja te realizoja një duet. Po. Një nga artistët pas të cilës unë jam e dashuruar është Dafina Zeqiri. Do ta bëj një duet me të, vetëm duhet të presim momentin”, besohet të ketë thënë Rita, sipas mediave dhe portaleve tjera shqiptare të inspiruara nga ndonjë profil i pa vërtetë prej miliona të tillë që janë në internet.

Por, nuk ka qenë e vështirë për Telegrafin që ta hulumtojë këtë. Mjafton të vizitoni faqet zyrtare të Ritës në Facebook dhe Twitter dhe të mësoni të vërtetën rreth kësaj, e ku në fakt nuk ka asgjë të vërtetë.

Rita nuk ka pasur kohë së fundmi që të komentojë rreth Dafina Zeqirit apo dikujt tjetër, pasi ka qenë e zënë me performancat e saj në Yahoo Wireless! Festival dhe me fotosesionet intensive për revistat GQ dhe Vogue. /Telegrafi/

Gjykoni vet, duke vizituar faqet zyrtare të superyllit shqiptar: 

Rita Ora në Facebook (Zyrtare)
Rita Ora në Twitter (Zyrtare)