Telegrafi

Dafina Zeqiri zbulon vështirësitë e para në karrierë: Nuk kisha para për të shkuar në studio (Video)

Ditë më parë dha një intervistë për revistën prestigjioze amerikane “Harper Bazaar”.

Por, kjo nuk është hera e fundit që Dafina Zeqiri ka folur për mediat ndërkombëtare rreth projekteve dhe karrierës muzikore.

Lexo po ashtu Flet për "Harper Bazaar": Dafina Zeqiri zbardh projektin e ri për fuqizimin e grave (Foto)

Ajo së fundi ka folur për “TMI”, teksa ka treguar se fillimisht nuk kishte shumë para sa të përballonte shpenzimet e studiove dhe videos rreth këngës.

Kjo kishte shtyrë këngëtaren të krijonte vetë melodi dhe i këndonte pa asnjë instrumental, kur pas shumë vitesh performanca të improvizuara, puna e saj u shpërblye.

Edhe pse pati sukses të madh në Shqipëri e Kosovë, qëllimi i saj ishte të njihej në të gjithë botën dhe tashmë ka krijuar albumin King, tekstet e së cilës janë vetëm në gjuhën angleze.

Ndryshe, Dafi ka publikuar javë më parë këngën”Told Ya “, i cili deri më tani është shikuar rreth dy milionë herë në YouTube.

Aktualisht bukuroshja është duke punuar në projekte të reja muzikore ndërsa është duke u përgatitur për një turne në SHBA. /Telegrafi/