Dafina Zeqiri që një kohë të gjatë po vazhdon të punon për tregun ndërkombëtar muzikor.
Këngëtarja shqiptare javë më parë ka publikuar këngën Told Ya, i cili deri më tani është shikuar mbi 2.1 milionë herë në YouTube.
Por, gjatë këtyre 28-vjetëve ajo ka pasur shumë ndryshime në pamjen e jashtme dhe për këtë ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë shqiptare.
Megjithëse shumë shpesh u raportua se ka pësuar ndërhyrje kirurgjike dhe estetike, asnjëherë nuk ka reaguar këngëtarja rreth këtyre pohime.
Së fundi artistja ka ndarë një fotografi nga fëmijëria në llogarinë personale në Instagram.
Përmes kësaj fotografie ajo ka zbuluar se kishte një hapësirë midis dhëmbëve kur ishte e vogël.
“Dikur kisha një hapësirë midis dhëmbëve”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë së publikuar.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/