Ajo javë më parë tha se do të donte të kishte një fëmijë dhe se do të ishte nënë shumë e mirë.
Tashmë duket se është e sigurt se fëmijën e parë që do ta sjell në jetë do t;i takojë gjinisë femërore.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila e ka mik të mirë reperin Lumi B, djali i të cilit ka mbushur sot gjashtë vjet.
E pikërisht me këtë rast këngëtarja do të donte që ta kishte mik të shtëpisë kolegun e estradës muzikore shqiptare.
Në fakt, ajo po kërkon që të lidh krushq me këngëtarin pasi që me rastin e urimit që i ka bërë djalit të reperit, Blinit, i ka premtuar se do t’ia japë vajzën për nuse.
“Urime ditëlindjen për burrin e ardhshëm të vajzës sime. Blini boy, të duam”, ka shkruar Dafina në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Dafina ditë më parë shkaktoi thashetheme se më nuk është në lidhje me dominikanin, Jose. /Telegrafi/