Telegrafi

Dafina Zeqiri u drejtohet fansave: Shpresoj që nuk do ju zhgënjej asnjëherë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vitin që e lamë pas ka qenë shumë aktive si në projekte muzikore e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme.

Ajo solli një sërë projektesh, të cilat u pritën mjaft mirë teksa bashkëpunoi edhe me emra të njohur të estradës.

Meqë vetëm sa kemi kaluar në Vitin e Ri, bukuroshja vendosi t’i urojë fansat përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.

Mes të tjerash, ajo u drejtohet fansave duke thënë se shpreson që mos t’i zhgënjejë asnjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

“Urime Viti i Ri. Faleminderit për mbështetjen, dashurinë që gjithmonë ma keni dhuru. Faleminderit që besoni në artim tim. Shpresoj që kurr nuk do të ju zhgënjej”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Duffye në vitin 2020 ka premtuar shumë gjëra të mëdha që presim t’i shohim në vijim. /Telegrafi/