Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga albumi i saj “Dafinë Moj” do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit

Foto: Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, prej disa ditësh ka nisur punën për përgatitjen e albumit të saj të ri “Dafinë Moj”.

Artistja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz, njoftoi së fundmi një iniciativë të ndërmarrë së bashku me grupin e saj, Moneyz.

Në një postim të ndarë në InstaStory, Dafina tregon se menaxheri i saj, Pëllumb Çitaku, ka vizituar Shoqatën e Autizmit dhe shton më tej se të hollat që mblidhen nga albumi do t’i dedikohen rasteve sociale të tyre.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Sot si përfaqësues i Moneyz Music Manager/Ceo, Pëllumb Çitaku vizitoj Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’iu kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit Dafinë Moj do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në Shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren”.

“Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri-tjetrit me kauza të ndryshme”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Zeqiri theksoi në postimin e radhës se është shumë krenare me gjithë ekipin e saj.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, nuk ka akoma një datë të saktë të publikimit të albumit. /Telegrafi/

Exit mobile version