Telegrafi

Dafina Zeqiri tani edhe aktore – bëhet pjesë e kastit të filmit “Adnan Kafazi”

Prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si këngëtare duke u kthyer në një nga emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Dafina Zeqirin të cilët tani do ta shohim edhe si aktori pasi është bërë pjesë e kastit të filmit “Adnan Kafazi”.

Këtë e ka bërë të ditur aktorja dhe këngëtarja tjetër, Edona Reshitaj përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Edona Reshitaj/Instagram

Edona ka postuar pamje me të arritur Dafina në shesh-xhirim, e të cilën e quajti një super aktore duke thënë se ndihen të lumtur që iu është bashkangjitur në film.

“Dafina është edhe një super aktore. Në filmin “Adnan Kafazi” e ka një super rol dhe e ka çarë. Jemi të lumtur që na është bashkangjitur nëfilm”, ka shkruar Edona në mbishkrimin e disa imazheve.

Foto: Edona Reshitaj/Instagram

Theksojmë që “Adnan Kafazi” do të jetë pjesa e tretë e ngjarjeve që kanë ndodhur në filmat “Zonjusha” dhe “Diamanti”.

Në film do të luajnë edhe emrat e tjetër të kinematografisë shqiptare: Edona Reshitaj, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, etj. /Telegrafi/