Telegrafi

Dafina Zeqiri sjell imazhe të reja në krah të të dashurit të ri, Kreshnikut

Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri, këto kohët e fundit, mori tërë vëmendjen e medieve dhe të publikut.

Pas një kohe të gjatë spekulimesh rreth lidhjes së saj, Dafina më në fund zbuloi se është në një lidhje dashurie të re.

Ka disa ditë që ajo po ndan fotografi në krahë të Kreshnikut, e pikërisht këtë e bëri edhe sot, në llogarinë e saj në Instagram.

Dytë të veshur me të verdhë, mbajnë njëri-tjetrin në përqafim, duke u dukur tejet të dashuruar.

“E verdha është ngjyra jonë” ishte përshkrimi i fotografisë që ajo publikoi në InstaStory, duke e përcjellë me një “emoji” të një zogu.

Dafina kishte një verë tejet të angazhuar, pasi solli suksese të panumërta, shumicën e të cilave i ka bashkëpunime me artistë të mrekullueshëm shqiptarë. /Telegrafi/