Telegrafi

Dafina Zeqiri, single por me dhurata

 Këngëtarja ka pranuar një dhuratë shumë të bukur në prag të Shën Valentinit, nga familja e saj.

Këtë befasi të cilën ia kanë bërë nëna e saj dhe motra, Dafina e ndau me të gjithë fansat e saj në rrjetin social Twitter.

“Nëna ime dhe motra Tringa e dinë saktësisht se çfarë dua. Dhurata e Shën Valentinit” ka shkuar ajo poshtë fotos ku shihen një palë këpucë, të cilat janë të preferuarat e saj.

Dafina për momentin po shijon suksesin e klipit “Veç ti”, dhe po merret me shumë projekte tjera, të cilat ia kufizojnë kohën që ajo të gjejë dashurinë e ndonjë mashkulli. /Telegrafi/