Telegrafi

Dafina Zeqiri shfaq fizikun atraktiv nga pushimet krah DJ Geek

Ajo gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të angazhuar në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila solli këngë e bashkëpunime të shumta, gjersa nuk la anash as mbrëmjet e koncertet.

Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz në Instagram, së fundmi ka nisur pushimet.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Copa Copa” në këtë udhëtim është e shoqëruar nga i dashuri i saj, DJ Geek.

Lexo po ashtu Me lëvizje provokuese dhe sensuale, Dafina Zeqiri nuk i lë vend imagjinatës në videon e re

E njëjta kësaj radhe ka sjell disa fotografi në rrjete sociale, ku në njërën prej tyre shfaqet krah partnerit.

33-vjeçarja duket në formë të shkëlqyer me një palë bikini të zeza dhe një kapelë në kokë.

Veç kësaj, Zeqiri ditë më parë solli projektin e ri “Nafije” në bashkëpunim me DJ Geek, Young Zerkën dhe MC Kreshën. /Telegrafi/