Është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të ri “La Reina” që në gjuhën shqipe do të thotë mbretëreshë. Fjala është për këngëtaren e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri e cila është në qendër të vëmendjes, por jo vetëm për këngët e saj.
Ajo tash e disa muaj është duke u përfolur për ndryshimet që ka bërë në pamje, transformime këto që e bëjnë të duket çdo herë e më në formë.
Në videon e fundit të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram, Zeqiri sërish vjen me stil të ri të flokëve, të shkurtra me ngjyrë të verdha.
Këngëtarja e cila shquhet për stilin e veçantë edhe në këtë paraqitje të saj vjen mjaft atraktive.
“La Reina” në platformën YouTube për vetëm një javë ka mbledhur mbi një milion shikime.
Biondina 30-vjeçare gjatë kësaj vere do jetë tejet aktive dhe e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/