Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri sensibilizon fansat rreth ndryshimeve klimatike pas uraganit që goditi Britaninë e Madhe (Foto)

Uragani “Ophelia” ka goditur fuqishëm së fundi shtetin e Irlandës së Veriut, ku deri më tani është raportuar një i vdekur.

Kjo e ka shqetësuar këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqirin, e cila ka publikuar një lajm që tregonte se stuhia e kategorisë së tretë po prek gjithë Irlandën dhe së shpejti mund ta shohim në Atlantik.

Ajo ndihet e shqetësuar me ndryshimet e temperaturave dhe duhet njerëzimi duhet të bëjë një zgjidhje rreth kësaj.

“Fakti që media fokusohet vetëm tek ne nuk do të thotë që pjesa tjetër e botës nuk do të goditet nga moti ekstrem. Kjo prek të gjithë botën. Ndryshimi i motit është i vërtetë dhe po ndodh tani. Flisni me njerëzit për këtë gjë pasi duhet të njohim problemin që ta zgjidhim”, ka shkruar Dafina.

Theksojmë se stuhitë e mëdha kanë prekur disa vende të Amerikës dhe tani po shkojnë drejt Britanisë së Madhe.

Këngëtarja shqiptare që po korr sukses në të gjithë botën për hitet muzikore i bën thirrje të gjithëve që ta lexojnë këtë gjë dhe të bëjnë diçka për të.

Ndryshe, Dafina është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version