Telegrafi

Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për varësen në formë kryqi: Çfarëdo që vë në qafë, e bëj për qejf

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur dhe i komentuar në rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi, pasi kishte vënë një varëse engjëlli në formë kryqi.

Kjo bëri që të ketë një sërë shkrimesh në mediat online duke thënë se ka ndryshuar fenë.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

E kjo duket ta ketë acaruar në masë të madhe artisten, e cila ka bërë një reagim me një postim në InstaStory.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri duket me stil në fotografitë e reja, merr vëmendjen me varësen e engjëllit në formë kryqi

“Feja e Shqiptarit është Shqipëtaria. Çfarëdo që vë në qafë, veshi, e bëj për qejf”, u shpreh ajo.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, 32-vjeçarja po vazhdon punën me projekte të reja muzikore dhe brenda disa ditësh sjell këngën “Dhimbje dhimbje”.

E njëjta po ashtu është ndër më të kërkuarat në mbrëmje e ahengje muzikore. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)