Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.
Prej disa orësh janë bllokuar të gjitha platformat e komunikimit përfshirë Facebook, Twitter dhe WhatsApp.
Në platformat e lartpërmendura, problemi kryesor është në rifreskimin e faqes dhe kudo shfaqet mesazhi: “Nuk mund të shohësh përditësimin e faqes”.
Lidhur me këtë një reagim është bërë edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri.
Ajo ka bërë një postim në llogarinë e saj në Twitter ku thotë se periudha e izolimit duket sikur këto rrjete sociale që janë bllokuar sonte.
“Kështu duket karantina si Facebook, Instagram, WhatsApp”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq në reagimin e shefit të komunikimit në Facebook, Andy Stone, thuhet se po punojnë për t’i rikthyer gjërat në normalitet sa më shpejt. /Telegrafi/