Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon video me Atifete Jahjagën në TikTok, gjersa argëtohen nën ritmet e këngës “NANA”

Foto: Dafina Zeqiri/TikTok

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është takuar së fundmi me gruan që dikur drejtonte shtetin e Kosovës.

Bëhet fjalë për presidenten e parë femër shqiptare, Atifete Jahjagën, njëherësh themeluese të fondacionit “Jahjaga Foundation”.

Dafina duket se ka shijuar një takim miqësor me ish-presidenten, teksa është shfaqur shumë elegante e veshur me një kostum të hirtë.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ky kostum i quajtur është “Pranverë”, krijuar nga vet Atifetja dhe është pjesë e kampanjës së saj më të re, të titulluar “One in Three”.

Lexo po ashtu Vallëzimi nën ritmet e një melodie shqiptare - sfida më e re që ka obsesionuar mijëra përdorues të TikTokut në mbarë botën

Me anë të shitjes së këtyre kostumeve, fondacioni i Jahjagës ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në fushën e rrobaqepësisë.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ka qenë vet këngëtarja Zeqiri ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga takimi, ku duket të jetë ndarë e kënaqur nga koha e shpenzuar me ish-presidenten.

Ato madje kanë realizuar së bashku edhe një video në TikTok, ku shihen duke u argëtuar së bashku nën ritmet e këngës hit të Dafinës, “NANA”, që është realizuar me qëllim ngritjen e vetëbesimit të vajzave. /Telegrafi/