Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon një moment me të dashurin nga ‘Ferrari’: Më dërgo në hënë, të lutem

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, pak ditë më parë e befasoi të dashurin me një makinë luksoze për ditëlindje.

Artistja e famshme i bleu partnerit të saj Kreshnik Gjergjit një ‘Ferrari’ që ka vlerën e mijëra eurove.

Ajo tani ka publikuar një moment të tyre, gjersa ndodhen së bashku në këtë makinë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më dërgo në hënë, të lutem”, ka shkruar ajo.

E në anën tjetër nuk mungoi edhe një përgjigje nga Gjergji, i cili shkurt ia ktheu: “Po, zonjë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata duket se kanë nisur përgatitjet e dasmës pasi ceremonia do të ndodhë së shpejti.

Çifti do të organizojë një ceremoni më private me miqtë e ngushtë dhe me familjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “A të ka mungu” ka folur shpesh edhe për planet për të krijuar familje. /Telegrafi/